Vendosni fjalën kyçe....

15 biznesmenë në pranga, akuza për skemë mashtrimi me TVSH-në


Ditën e djeshme në kryeqytet pati arrestime masive pas akuzave për një skemë mashtrimi për shmangien e detyrimeve tatimore.

Mes të arrestuarve janë disa biznesmenë. “News 24” ka publikuar emrat e disa prej tyre Besnik Pelivani, Astrit Lala, Haxhi Sala, Ilia Dimo, Ardian Bejko, Mhill Ndreca, Rrapo Prodani dhe Shpresa Joanidhi. Po ashtu në pranga ranë Fatmir Firi, Paqsor Buzi, Vangjush Mbirce, Rabi Kurti, Riza Roshi, Rrapo Baduni dhe Albert Ahmeti.

15 personat e arrestuar akuzohen për krijim të skemave mashtruese me TVSH dhe fshehje të ardhurash.

Nga ky operacion, fillimisht kanë qenë së paku 50 persona të shoqëruar,  por pas verifikimeve në pranga kanë rënë 15 prej tyre, ndërkohë që disa të tjerë janë në kërkim. Aksioni për arrestimin e tyre po vijon prej dy ditësh në kuadër të nismës së ndërmarrë nga qeveria e policia kundër informalitetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *