Kandidati demokrat për president në SHBA, Biden, u shfaq me sy të përgjakur gjatë pjesëmarrjes në një dëgjesë për ndryshimet klimaterike.
Teksa po fliste në CNN të mërkurën në mbrëmje, Biden u shfaq duke folur para dëgjuesve dhe më pas syri i tij i majtë filloi të skuqej e të mbushej nga brenda me gjak. Kjo u vu re nga pjesëmarrësit të cilët u shfaqën jo pak të shqetësuar.
Biden u shpreh qartazi kundër ndryshimeve klimaterike që po ndodhin duke bërë thirrje që të bëhet më shumë në këtë drejtim.