Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson “tradhëtohet” nga vëllai, dorëhiqet nga puna si deputet dhe ministër


Jo Johnson, vëllai më i vogël i kryeministrit britanik Boris Johnson, ka dhënë dorëheqjen si anëtar i Parlamentit dhe ministri i qeverisë, me arsyetimin se ishte “i ndarë mes besnikërisë së familjes dhe interesit kombëtar”.

Johnson është deputeti që përfaqëson Orpington dhe ministër i universiteteve në qeverinë e vëllait të tij. “BBC” shkruan se ai kishte votuar për të qëndruar në BE, ndërkohë që vëllai i tij që sot është kryeministër, votoi për daljen nga BE-ja në referendumin e vitit 2016.

 Jo Johnson dha dorëheqjen si ministër vitin e kaluar si shenjë protestë ndaj marrëveshjes së Brexit-it të Theresa May-t.

Por ai u rikthye përsëri në qeveri gjatë verës, pasi anëtarët e Partisë Konservatore zgjodhën vëllain e tij si drejtues.

“Në javët e fundit unë jam përplasur mes besnikërisë së familjes dhe interesit kombëtar – është një tension i pakthyeshëm dhe koha që të tjerët të marrin rolet e mia si deputet dhe ministër,” shkruan Jo Johnson në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *