Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Fushë Krujë – Laç, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Viktima është identifikuar si personi me iniciale N.Sh dhe në çastin e aksidentit po udhëtonte me biçikletë.
Drejtuesi i mjetit me iniciale S.D., është shoqëruar në polici ku po pyetet lidhur me aksidentin.