Ish-lojtari i kombëtares gjermane Christoph Metzelder po hetohet nga Prokuroria e Hamburgut. Kjo sepse ai akuzohet për shpërndarjen e materialeve pornografike me fëmijë.
Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme të Hamburgut, thoshte se 38-vjeçari akuzohet se i ka dërguar imazhe në “WhatsApp” dikujt nga Hamburgu, ku përfshiheshin imazhe me përmbajtje pornografike të fëmijëve.
Policia ka zhvilluar dje dy kontrolle në banesën e Metzelder, i cili sipas “BBC“-së është treguar bashkëpunues me autoritetet.
Lojtarit i janë sekuestruar USB, një laptop dhe kompjuter, ku dyshohet të ketë mbajtur fotografitë. Pasoja e parë për Metzelderin ishte përjashtimi nga “ARD”-ja, ku punonte prej disa vitesh si specialist. Ai nuk do të dalë më në ekran derisa të sqarohet e gjithë kjo histori.
Metzelder fitoi më shumë se 40 kupa për Gjermaninë dhe ka marrë pjesë në Kampionatet Botërore 2002 dhe 2006.
Ish-qendërmbrojtësi ndihmoi Borussia Dortmund të fitojë titullin e Bundesligës në 2001-2002, para se të fitonte La Liga-n me Real Madridin në sezonin 2007-08.