Një pilot bëri një ulje emergjente në qytetin arab të Jeddah, duke përdorur për këtë ‘hundën’ e avionit.
Videoja e përplasjes është bërë virale në rrjet, pasi për fatin e mirë avioni nuk shpërtheu në flakë.
Në bordin e avionit që fluturonte nga Medina, Arabi Saudite në Daka të Bangladeshit ndodheshin 141 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit.
Për shkak të një mosfunksionimi në sistemin hidraulik, avioni u desh të bënte një ulje emergjente dhe duke qenë se nuk pati mundësi të nxirrte rrotat, pilotit iu desh ta ulte avionin duke u përpjekur të frenojë me pjesën e përparme.