Vendosni fjalën kyçe....

Mesi mund të largohet nga Barcelona me parametra zero verën e ardhshme


Argjentinasi Lionel Mesi mund të largohet sezonin që vjen nga Barcelona me kosto zero.

Kontrata e 32-vjeçarit me katalanasit skadon verën e ardhshme dhe sipas spanjolles “El Pais”, në kontratë ka një klauzolë që e lejon atë të largohet pa asnjë kosto për klubin e ardhshëm të “magjistarit”.

Që vitin e shkuar mediat spanjolle raportuan se Mesi mund të largohej në fund të kontratës së tij me Barcelonën drejt Katarit apo Japonisë.

Vetë Mesi nuk është shprehur ende për të ardhmen e tij. Ai ka luajtur për katalanasit për 19 vjet radhazi dhe mbetet për t’u parë nëse do e mbyllë aty karrierën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *