Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë djali i legjendës së Brazilit, Cafu – Po luante futboll me shokët


Legjenda e Brazilit Cafu ka pësuar një humbje të rëndë. Djali i tij i madh ka humbur jetën ndërsa luante futboll me miqtë ditën e djeshme.

Mediat në Brazil shkruajnë se Danilo Feliciano de Moraes ishte ankuar se nuk ndihej mirë pasi kishte luajtur vetëm për dhjetë minuta në shtëpinë e familjes në Sao Paulo. Më pas ai kishte pësuar një atak kardiak.

30-vjeçari u dërgua me shpejtësi në Spitalin Albert Einstein të qytetit, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Lajmi u konfirmua nga ish-shoku i skuadrës së Cafu, Paulo Sergio. Danilo ishte më i madhi nga tre fëmijët e fituesit të Kupës së Botës – i cili është vlerësuar si mbrojtësi më i mirë në lojë për një dekadë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *