Sipas dëshmitarëve, konflikti në Prishtinë ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën rëndë 3 të tjerë ka ndodhur për shkaqe pronësie mes pronarit të tokës dhe atij të godinës shumëkatëshe që po ndërtohet.
Njëri nga plagosurit është një kalimtar i rastit që ka ndërhyrë për të shuar sherrin mes palëve.
Në ngjarje janë përdorur një pistoletë dhe një armë automatike, shkruan Lajmi.net.
Më poshtë keni pamjet e rënda kur ambulanca merr trupat e personave nga vendi i ngjarjes.