Kryeministri Edi Rama duket se do jetë pjesë e filmit më të ri të Ermal Mamaqit, “I Love Tropoja”, të cilin aktori e ka promovuar kudo ditët e fundit.
Në rrjet kanë qarkulluar disa imazhe të kryeministrit, të maskuar me paruke dhe me një sy fals, si një nga personazhet e filmit.
Në foto prezantohet kasta e kastorëve dhe siç duket edhe Rama është në mesin e tyre, duke punuar kështu për “shef Ermalin”.
Në një nga fotot, Rama shihet krah aktorëve Marjana Kondi dhe Bruno Shllaku.
Kujtojmë se sa herë kryeministri Edi Rama është gjendur në vështirësi, i është drejtuar Ermal Mamaqit për të tërhequr vëmendjen e publikut.
Vështirë t’i harrojmë imazhet e kryeministrit lakuriq në dush në emisionin e Ermalit dhe thirrjen e famshme “Kur do flasim?”, gjatë valës së protestave studentore.
Në këtë rast nuk e dimë nëse është kryeministri që po punon për Ermal Mamaqin si aktor, apo është ky i fundit si ekspert për tërheqjen e vëmendjes së publikut nga çështjet e rëndësishme që dëmtojnë qeverinë Rama./Hashtag.al