Vuelta është njëra nga tri garat më prestigjioze të çiklizmit në botë. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në television të këtij kompeticioni, kamerat kanë zbuluar padashur një plantacion kanabisi.
Siç shkruan “ABC”, kur kamerat e ekipeve televizive po filmonin garën nga helikopteri dhe me dronë në qytezën katalonase Igualada në afërsi të Barcelonës, në kulmin e një ndërtese është parë një plantacion me kanabis.
Shikuesit menjëherë e vunë re dhe nisën të komentonin me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Pas qarkullimit të pamjeve, oficerët e policisë nisën hetimet por nuk kanë arrestuar ende njeri.
🔴 🚁 El helicóptero de #LaVuelta19 descubre una plantación de marihuana en una azotea. pic.twitter.com/Zhry3x1rng
— AUGC Guardia Civil (@AUGC_Comunica) September 3, 2019
Mbi ndërtese në Igualada, policia gjeti rreth 40 rrënjë bimë narkotike. Spanja ka dekriminalizuar kultivimin personal dhe përdorimin e marijuanës, por kultivimi i bimës për qëllime tregtare është akoma i paligjshëm.