Vendosni fjalën kyçe....

Polici rrëfehet te Berisha: Plantacione droge me bekimin e Lleshajt, kolegët i çojnë pica punëtorëve


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili flet për plantacione të mëdha droge në Malin e Troshanit, që sipas tij mbrohen nga Policia e Shtetit.

“Plantacione te medha droge te ilakave te gjeneral Hashashit mbrohen nga narkopolicia e tij! Narko inspektoret e policise iu dergojne picat puntoreve te plantacioneve te kanabisit.”, shkruan Berisha.

Qytetari i cili i shkruan Berishës thotë se është officer policie në Komisariatin e Lezhës. Sipas tij, plantacionet me drogë janë të Vincenc Tukut, i cili është vëllai i dhëndërit të Arben Ndokës.

Ai shton se këto parcela me drogë mbrohen nga policia e nga ministri Sandër Lleshaj, madje tre inspektorët e policisë së zonës, u shërbejnë punëtorëve që punojnë në këto parcela duke u dërguar edhe pica për të ngrënë.

Mesazhi i oficerit të policisë

I nderuara z. Berisha,jam oficer policie ne komisaritin e Lezhes dhe po ju ju informojmë disa plantacione droge në fshatin Troshan të Njësisë Administrative Dimnisht, Bashkia Lezhë, trafikantit te droges, i quajtur Vincenc Zef Tuku te cilat mbrohen nga shteti.
Ky person prej 6 vitesh të qeverisë te rilindesve , ka vjedhur dhe ka blerë votat e qytetarëve të kësaj zone dhe në veçanti të zonës së Zadrimës, bastion i Partisë Demokratike,
Personi në fjalë Vincenci, me pseudonimin (Vini), është kunati i vajzës së Arben Nokës, pra vëllai i Vincencit, Joni, ka marrë vajzën e Arben Ndokës.

Ky person, pas blerjes dhe vjedhjes së votave në vitin 2017, shpërblehet nga Arben Noka duke u emëruar në një post kyç për qytetin e Lezhës, atë të Drejtorit të OSHSE.
Pas 6 muajsh, ky person shkarkohet si analfabet, pa arsim.

Në këto momente qe po ju informoj në malin e Troshanit, në vendin e quajtur Hani i Lekës dhe në vendin ku ndodhet Kryqi i Kishës së vjetër, në mes të këtyre vendeve ndodhet edhe burimi i ujit. Ky person ka plantacione të mëdha të mbjella me lëndë narkotike të llojit hashash. Ky person dhe plantacionet e tij, mbrohen nga policia e Sandër Lleshajt dhe ish deputetit që sot është kryetar i paligjshëm i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Tre inpsktorët e policisë së zonës, njëri me emrin Gentian Deda, tjetri me mbiemrin Zeneli dhe inspektori tjetër me mbiemër Brunga, u shërbejnë punëtorëve që punojnë në këto parcela të mbjella, duke u çuar edhe pica për të ngrënë.

Për këto parcela të mbjella me drogë, janë në dijeni drejtori i Policisë Vendore të Lezhës, Alfred Mara, dhe Shefi i Komisariatit Agron Kurti dhe ve, ky i fundit është edhe kumbara i Arben Ndokës te cilet me se duket kane hisen e tyre ne keto plantacione.Dijeni dhe informacion te plote ka edhe vet ministri Lleshi me te cilin pretendon se ka direkt nje lidhje ndaj dhe porosia eshte te mos i preken plantacionet. Vini në zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit, me urdher te Pjerinit ka aderuar për Partinë e Idajet Beqiri, dhe në marrëveshje me PS , ka marrë 9 anëtarë për Këshillin Bashkiak, ku vetë ky analfabet është në krye të listës të pasuar nga nipërit e Arben Ndokës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *