Vendosni fjalën kyçe....

“Quaje respekt” – Tifozët e Interit i thonë Lukakut se krahasimi me majmunin nuk është racizëm


Ultrasit e skuadrës italiane të futbollit, Inter, i kanë shkruar sulmuesit Romelu Lukaku për ta informuar se thirrjet “majmun” drejtuar ndaj tij nga tifozët sardë gjatë ndeshjes ndaj Cagliarit janë “një shenjë respekti” dhe “jo raciste”.

Tifozët e skuadrës sarde u kapën në kamera duke sharë sulmuesin e Belgjikës, që erdhi te Inter gjatë merkatos së verës, me britma majmunësh ndërsa ai shënoi golin e fitores në ndeshjen e së dielës.

Grupi fanatik i Interit, L’urlo della Nord, shkruajti një letër në Facebook, që në mënyrë të çuditshme nuk e dënoi abuzimin ndaj lojtarit të tyre, por vazhdoi duke sqaruar se si thirrjet ishin thjesht “mënyra” e tifozëve në Itali për të ndihmuar ekipet.

Duhet të kuptoni që në të gjitha stadiumet italiane njerëzit brohorasin për skuadrat e tyre, por në të njëjtën kohë ata brohorasin kundër kundërshtarëve jo për racizëm, por për të “ndihmuar” ekipin e tyre” – thuhet në deklaratë.

“Ju lutemi konsideroni këtë qëndrim të tifozëve italianë si një formë respekti, për faktin se ata kanë frikë nga ju për golat që mund të shënoni kundër ekipeve të tyre dhe jo sepse ata ju urrejnë ose janë racistë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *