Vendosni fjalën kyçe....

Rama e lexon siç di vetë raportin e OSBE-ODIHR: I certifikoi zgjedhjet si krejt legjitime


Kryeministri Edi Rama më në fund ka folur pas raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR. Përkundrejt se çfarë thuhet në këtë raport, Rama thotë se zgjedhjet e mbajtura më 30 qershor janë certifikuar si krejtësisht legjitime.

“Përpjekja për të ngritur një furtunë në gotë mbi Raportin e OSBE/ODHIR-it është e kotë, e gabuar dhe e dëmshme për vendin,e në radhë të parë për opozitën joparlamentare! Raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet!

Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë DIALOGU e BASHKEPUNIMI, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë

Çdo vonesë e kotë sot e bën më të vështirë arritjen e një rezultati domethënës, në adresimin e problematikës së evidentuar përmes rekomandimeve. Ne presim, po koha nuk pret qytetarët tanë pa dallim, presin prej nesh të hapim një faqe të re DIALOGU e BASHKEPUNIMI për Shqipërinë.”, shkruan Rama.

Në raportin e OSBE-ODIHR për 30 qershorin të publikuar dje, theksohen problematika të shumta siç janë zhvillimi i votimeve pa pjesëmarrjen e opozitës.

Një tjetër problematikë e vërejtur është mospublikimi i dekretit të presidentit Meta për 30 qershorin në fletoren zyrtare.

Sipas OSBE-së, Gjykata Kushtetuese është organi i vetëm që mund të gjykojë kushtetueshmërinë e dekereteve presidenciale.

Problem tjetër i gjetur në raport është edhe qëndrimi i pabalancuar i KQZ-së,


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *