Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një nga lagjet e Prishtinës në Kosovë. Pas të shtënave me armë ka humbur jetën një person ndërsa 3 të tjerë janë plagosur rëndë. Lajmi është pohuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Të shtënat kanë ndodhur në Lagjen e Spitalit. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes është parë një person me kallashnikov.
Dyshohe se shkak për përplasjen me armë është bërë mosmarrëveshja e pronarit të tokës dhe e ndërtuesit të godinës shumëkatëshe.
Sipas policisë së Kosovës, bëhet fjalë për të shtëna me armë në rrugën “Muharrem Fejza”. Nga të shtënat janë plagosur 4 persona të cilët janë dërguar me shpejtësi për trajtim mjekësor në spital.
Deklarata është bërtë nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, në një prononcim për KTV.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohë”. – ka thënë Ahmeti.
/Hashtag.al