Një 20-vjeçar në Bulqizë ka humbur jetën tragjikisht pasi është qëlluar me thikë. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit. Policia dyshon se i riu i quajtur Arlind Pasha është vrarë pas një sherri që kishte patur me një 22-vjeçar, Fatjon Keta, i cili është shpallur në kërkim.
Keta dyshohet se vuan nga probleme të karakterit mendor. Më parë ai kishte dhunuar motrën dhe nënën e tij.
Ende nuk dihen shkaqet e sherrit mes dy të rinjve, që çoi në vdekjen e njërit prej tyre.
(Lajmi në përditësim…)