Vendosni fjalën kyçe....

Bleu stoli me paratë që shteti i kishte për të varfrit, 58 vite burg për ish-Zonjën e Parë të Hondurasit


Një gjykatë në Honduras ka dënuar me 58 vite burg ish-zonjën e parë, Rosa Elena Bonilla. “BBC” shkruan se 52-vjeçarja u shpall fajtore për shpërdorimin e 779 mijë dollarëve nga fondet publike dhe donacionet ndërkombëtare përgjatë 4 viteve që bashkëshorti i saj, Porfirio Lobo, ishte në pushtet (2010-2014).

Prokurorët thanë se ajo i kishte përdorur paratë për të blerë stoli të çmuara, për të paguar fatura mjekësore dhe për shkollimin e fëmijëve të saj.

Ndërsa avokati i saj mbrojtës tha se Bonilla ishte e pafajshme dhe do ta apelonte vendimin.

Bonilla u arrestua në shkurt të vitit 2018, pas një hetimi për zhdukjen e parave nga fondet publike, përfshirë një buxhet të krijuar për të siguruar këpucë për fëmijët e varfër në Honduras. Ndihmësi personal i Bonilla-s, Saúl Escobar u dënua gjithashtu me 48 vjet burg për mashtrim.

As Bonilla dhe as burri i saj nuk ishin në gjyq kur u dha vendimi.

Kjo nuk është hera e parë që një anëtar i familjes Lobo dënohet me burg. Në vitin 2017, djali i madh i Poririo Lobo, Fabio, u dënua me 24 vite burgim pasi pranoi se kishte planifikuar të importonte kokainë në SHBA.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *