Vendosni fjalën kyçe....

Gent Cakaj përgatitet për “JO” më 18 tetor: Opozita plan për të dëmtuar hapjen e negociatave


Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka dalë në një deklaratë për mediat për të komentuar raportin e misionit të OSBE-ODIHR-it, për votimet e mbajtura më 30 qershor.

Ndërkohë që muajin e ardhshëm pritet vendimi i BE-së për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Cakaj thotë se opozita ka patur një plan për të dëmtuar procesin e integrimit të vendit në BE përpara vendimit të 18 tetorit.

“Për më tepër ka patur edhe një plan të mirëplanifikuar për të dëmtuar procesin e hapjes së negociatave në qershor me Shqipërinë dhe tanimë në tetor kur pritet të merret vendimi i qartë dhe substancial, për perspektivën europiane të Shqipërisë.”, tha Cakaj.

“Gjatë gjithë këtyre ditëve nëpër qarqe të ndryshme politike dhe mediatike, sa është diskutuar mbi përmbajtjen e raportit të OSBE-ODIHR-it, në faks ka ekzistuar një përpjekje për të keqpërdorur referenca të ndryshme ndërkombëtare para opinionit vendor.

Opozita, veçanërisht PD dhe LSI kanë qenë të angazhuara në keqinformim të faktorëve ndërkombëtarë për zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Po ashtu ka referenca të keqpërorura të ndërkombëtarëve për konsum të brendshëm”, shtoi ai.

Ministri të cilit i është deleguar detyra nga Rama, tha lidhur me raportin e OSBE-ODIHR-it se opozita është përgjegjëse për problematikat e evidentuara në këtë raport, për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve.

 “Nëse për asgjë tjetër, ky raport është më shumë kritik për opozitën. Kësisoj në cilësinë e institucionit që ka bashkëpunuar me misionin e ODIHR-it, ndjej të nevojshme për t’ju përgjigjur të gjitha shqetësimeve që ju mund të keni.

Së pari vetë raporti sqaron se në datën 30 qershor zgjedhjet janë zhvilluar pa përfaqësim të plotë. Ky është përshkrim i plotë i realitetit, por kjo vjen nga bojkoti i zgjedhjeve. Nuk ekziston një prag minimal i numrit të votave për të kualifikuar një kandidat legjitim për marrjen e detyrës. Kësisoj përgjegjësia e qeverisë, është të sigurojë lirinë e pjesëmarrjes në zgjedhje por s’mund të garantojë pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. “, shtoi ministri i Jashtëm në detyrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *