Vendosni fjalën kyçe....

I hyri në banesë për të vjedhur, pronarja e shtëpisë pikas 32-vjeçarin dhe thërret policinë


Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar në Kamëz, pasi dyshohet se kishte hyrë në një banesë për të vjedhur. Sipas policisë, 32-vjeçari me inicialet G.D është diktuar nga pronaria e banesës, e cila ka telefonuar uniformat blu.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në rrugën “Halit Haxhia”.

“Hyn në një banesë për të vjedhur, por diktohet nga pronarja e banesës, e cila njofton Policinë.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë është vënë në pranga autori.

Shërbimet e Komisariatit Nr.5, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. D., 32 vjeç, banues Babrru/Kamëz.

Ky shtetas në rrugën “Halit Haxhia” kishte hyrë për të vjedhur në banesën e shtetas A. L., 33 vjeçe, e cila sapo ka parë të riun ka njoftuar policinë. Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar brenda në banesën e shtetases A. L., 32-vjeçarin të cilin e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *