Vendosni fjalën kyçe....

Ishujt Bahamas pas uraganit, ministri: Numri i vdekjeve pritet i paimagjinueshëm


Numri i viktimave nga uragani Dorian në Bahamas pritet të rritet ka paralajmëruar qeveria. Siç shkruan “BBC“, deri më tani numri zyrtar i të vdekurve është 30 por ky numër pritet të rritet ndërkohë që priten edhe ndihmat për të mbijetuarit.

Zyrtarët po dërgojnë mjekë në Ishujt Abaco dhe 200 çanta për trupat e pajetë.

Uragani Dorian shkatërroi pjesën veriore të ishujve në Bahamas nga e diela deri të martën – tani po godet brigjet e Karolinës së Jugut dhe Veriut në SHBA, por po dobësohet gjithnjë e më shumë.

Zyrtarët thonë se qindra, ndoshta mijëra njerëz janë ende të humbur në ishujt e Abacos dhe Grand Bahama, pjesa më e goditur.

“Publiku duhet të përgatitet për informacione të paimagjinueshme në lidhje me numrin e vdekjeve,” i tha ministri i Shëndetësisë Duane Sands një radioje lokale.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka frikë se 45% e shtëpive në Grand Bahama dhe Abacos, ose rreth 13,000 prona janë dëmtuar ose shkatërruar keq fare.

Ishulli i Great Abakos është praktikisht i pabanueshëm, me trupa të grumbulluar, pa ujë, energji apo ushqim, dhe pa milici të formuar për parandalimin e plaçkitjeve.

Përpjekjet për ndihmë

Operacionet e ndihmave ndërkombëtare janë përqendruar kryesisht në Grand Bahama dhe Abacos.

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kanë qenë duke luftuar në komunitetet e goditura më keq, duke kërkuar ndonjë gjurmë të të mbijetuarve apo trupave të pajetë. Që nga e enjtja, Rojet Bregdetare të SHBA-së thanë se kishin shpëtuar 201 banorë.

Ndërkohë, po shtohen përpjekjet për ndihma. Aeroplanë dhe helikopterë kanë fluturuar me furnizime urgjente për të ndihmuar 76,000 njerëzit që kanë nevojë për ushqim dhe strehim.

Tetë ton ushqime të gatshme për të ngrënë, njësi magazinimi, gjeneratorë dhe furnizues të tjerë të urgjencës do të ofrohen nga Panama, tha Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara.

Një buxhet prej 5.4 milion dollarësh  është alokuar nga OKB për një operacion urgjent tre-mujor në Bahamas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *