Kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka thënë se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte.
Në një postim në faqen e tij në “Twitter”, Haradinaj shkruan se Kosova është e gatshme të bëjë pjesën e saj ndërsa pranon se vetëm njohja në kufijtë ekzistues do ishte e pranueshme.
“Kosova ndan interesin strategjik me Shtetet e Bashkuara për paqe dhe stabilitet në Ballkan, që arrihet kur Kosova dhe Serbia njohin njëra-tjetrën me kufijtë ekzistues. Dialogu duhet të nisë pa kushte. Kosova është e gatshme për falje, pajtim dhe vërtetësi”. – shkruan Haradinaj.