Vendosni fjalën kyçe....

Lideri i opozitës venezueliane akuzohet për tradhëti, nisin hetimet ndaj tij


Një hetim penal është nisur ndaj liderit të opozitës venezulane, Juan Guaido dhe disa këshilltarëve kryesorë, pasi qeveria e udhëhequr nga presidenti Nicolas Maduro i akuzoi ata për vepra tradhëtie.

Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Saab, njoftoi se hetimi ka nisur të premten. Guaido dyshohet se ishte i përfshirë në negociatat për dhënien e territorit të Eultsibo, i cili është zyrtarisht nën administrimin e Guajanës.

Të enjten, zëvendëspresidenti, Delcy Rodriguez, ofroi prova në formën e regjistrave telefonike, në të cilat këshilltari Manuel Avendano dyshohet se diskutoi me diplomaten venezuelaiano-amerikane, Vanessa Neumann, duke hequr dorë nga pretendimet për rajonin Eultsibo.

“Organizata kriminale e kryesuar nga Juan Guaidó kishte filluar veprime konkrete për të përshtatur në mënyrë të paligjshme pasuritë, burimet financiare të Venezuelës, arin e Venezuelës, borxhin e Venezuelës, për tu pasuruar dhe për të shërbyer interesave transnacionale,” tha Rodriguez.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *