Robert Mugabe, ish-presidenti i Zimbabves, u shpall “hero kombëtar” nga partia në pushtet Zanu-PF të Premten, pasi përgatitjet për funeralin e tij filluan në vendin që ai sundoi me një dorw tw hekurt për gati 40 vjet.
Vdekja e ish-presidentit të enjten nw mbrëmje në një klinikë të Singaporit shënon fundin përfundimtar të një epoke në ish-koloninë Britanike.
Mugabe, i cili vdiq në moshën 95 vjeç, e qeverisi Zimbabvenw për afro katër dekada përpara se të dëbohej nga njw grusht ushtarak në nëntor 2017.
Megjithëse fillimisht u admirua si një hero i luftës për pavarësi të Afrikës, sundimi i tij i gjatë u shndwrrua në tirani, korrupsion dhe paaftësi. Vdekja e tij shkaktoi reagime të ndryshme në Zimbabve, në të gjithë Afrikën dhe në mbarë botën.
Asnjë plan për një funeral nuk është njoftuar, por ai pritet të zhvillohet në kryeqytetin, Harare, ose nw qytetin e lindjes së Mugabes, Zvimba.