Vendosni fjalën kyçe....

Nicki Minaj tërhiqet nga muzika: Do t’i përkushtohem familjes


Reperja Nicki Minaj do të largohet nga muzika. Lajmin e ka dhënë vetë Minaj e cila shkruan në llogarinë e saj zyrtare në “Twitter” se ka vendosur t’i përkushtohet familjes.

“Kam vendosur të tërhiqem dhe të qëndroj me familjen time. E di që ju jeni të lumtur tani. Ju dua për gjithë jetën”, shkruan reperja.

Kujtojmë se Minaj dhe i dashuri i saj Kenneth Perry do të martohen brenda 80 ditëve dhe siç duket e kanë me nxitim të krijojnë familjen e tyre.

Por mesazhi i reperes për fansat është shumë i shkurtër dhe ajo nuk tregon nëse bëhet fjalë për një shkëputje të përkohshme apo përgjithmonë nga kënga.

Minaj ka qenë e angazhuar edhe me filma në Hollyëood dhe madje ka edhe emisionin e saj në radio.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *