Vendosni fjalën kyçe....

“Putin e paralajmëroi Bushin për sulmet e 11 shtator” – Ish-analisti i CIA-s


Presidenti rus Putin, e kishte telefonuar homologun e tij amerikan, Bush dy ditë para sulmeve të 11 shtatorit në 2001, duke paralajmëruar një komplot të afërt terrorist të ardhur nga Afganistani, ka zbuluar një ish-analist i CIA-s.

Paralajmërimi urgjent i ardhur nga udhëheqësi rus përmendet në librin “Kurthi i Rusisë: Si lufta jonë hije me Rusinë, mund të çojë në katastrofë bërthamore, i publikuar në fillim të kësaj jave dhe shkruar nga George Beebee, një analist i lartë i CIA-s i epokës Bush.

Putini kishte telefonuar presidentin Bush dy ditë para sulmeve për të paralajmëruar se inteligjenca ruse ka zbuluar shenja të një fushate terroriste fillestare, “diçka në përgatitje e sipër”, me bazë Afganistanin.

Zbulimi nga ish-operativi i CIA-s duket se është një provë tjetër se Uashingtoni është paralajmëruar vazhdimisht në lidhje me sulmet që ndodhën përfundimisht në 11 shtator 2001.

Ndërsa ekzistenca e një paralajmërimi nga Moska ka qenë e njohur publikisht për vite me radhë, libri i Beebee sugjeron që nuk ishte i kufizuar në shkëmbim midis agjencive të inteligjencës, dhe se Bush ishte paralajmëruar nga Putin personalisht .

Përveç Rusisë, SHBA ishte paralajmëruar nga spiunët britanikë dhe rreziku i sulmeve të afërta ishte theksuar në mënyrë të përsëritur nga CIA dhe FBI.

Nëse Shtëpia e Bardhë në fakt i kushtoi vëmendje këtyre paralajmërimeve dhe bëri gjithçka mund të bënte për të mbrojtur qytetarët e saj, mbetet ende një mister.

Disa sugjerime në atë kohë janë të përfshira në kujtimet e Condoleezza Rice, atëherë këshilltare e sigurisë kombëtare dhe më vonë Sekretare e Shtetit.

Në libër, Rajs rrëfen se ajo hodhi poshtë një paralajmërim të mëparshëm nga Putin për ekstremistët e financuar nga sauditët në Pakistan, ku thuhej se mund të shkaktohej një ‘katastrofë të madhe’.

Rice shkruan se ajo e hodhi poshtë paralajmërimin ndërsa tha se Rusia ishte përgjegjëse për qëndrimin e ashpër ndaj Pakistanit për mbështetjen e këtij të fundit ndaj muxhahedinëve gjatë luftës së  Bashkimit Sovjetik në Afganistan.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *