Vendosni fjalën kyçe....

Qytetari e bën “për një lekë”, Boris Johnson mezi ruan qetësinë (VIDEO)


Kryeministri britanik Boris Johnson është ndeshur me një incident në Leeds, ku një qytetar i ka dalë para duke i kërkuar llogari se përse nuk ndodhej në Bruksel për të negociuar për BREXIT.

“Ti po luan lojëra me popullin. Të gjithë e dinin këtë që kur u zgjodhe. Çfarë ke për të thënë?”, i drejtohet qytetari kryeministrit.

Johnson i cili nuk ishte i rrethuar me truproja, iu përgjigj qytetarit duke ruajtur qetësinë: “Unë mendoj se qytetarët duan që Britania të dalë nga BE”

Por qytetari nuk ka ndalur dhe ka vazhduar: “Këtë e dimë të gjithë. Ti duhet të ishe në Bruksel duke negociuar. Ku po i zhvillon negociatat? Ku? Ti je në Morley në Leeds. Ti duhet të ishe në Bruksel duke udhëhequr britanikët në negociatat për të dalë nga BE. Ti po luan lojëra”.

Johnson po mundohej t’i kthente një përgjigje qytetarit, por as ai spo mbaronte dhe as gazetarët nuk po e linin të qenë Johnsonin duke e mbuluar me pyetje.

Megjithatë ai arriti të mohonte se po bën ndonjë lojë, por sipas tij qeveria ka negociuar dhe po negocion për daljen nga BE-ja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *