Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Berlin të premten e ardhshme, Gjermania vendos për Shqipërinë më 24 shtator


Deputetët e CDU/CSU në Gjermani, do të përcaktojnë gjatë shtatorit pozicionin e tyre lidhur me procesin e negocitava mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Sipas “DW”, gjatë javës së ardhshme do të ketë konsultime në Berlin, ku pritet të vijë edhe kryeministri shqiptar.

“DW” citon burime nga qarqet e CDU/CSU-së në Berlin, duke theksuar se javën e ardhshme deputetët e grupit më të madh në parlamentin gjerman, do të merren intensivisht me Shqipërinë, në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatave.

Gjatë javës së ardhshme, përfaqësues të CDUSU-së do takohen me përfaqësues të qeverisë gjermane si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili do shkojë në Berlin të premten e ardhshme.

Siç citon “DW” burimet e saj, një pjesë e deputetëve gjermane pritet t’i japin Shqipërisë dritën jeshile por me kushte.

Përveç kushteve që tashmë dihen si reforma e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drogës e reforma zgjedhore, pritet të shtohen edhe kushte të tilla si, sqarimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, si edhe sqarimi i akuzave për shitblerjen e votave në disa zona. Vendimin përfundimtar grupi i CDU/CSU-së pritet ta marrë në datën 24 shtator.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *