Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç tregon mundësinë e vetme që Serbia të njohë Kosovën


Presidenti serb, Vuçiç, ka deklaruar se Serbia nuk mund ta njohë Kosovën nëse nuk vjen te një zgjidhje kompromisi dhe se pozicioni i saj nuk është aspak i lehtë.

Ai e bëri deklaratën pas takimit me senatorët amerikane, Chris Murphy e Ron Johnson në Beograd.

“Pozicioni ynë nuk është aspak i lehtë. Shqiptarët presin të marrin konfirmimin e asaj që mendojnë se tashmë e kanë fituar. Nuk dëshirojnë të pranojnë asgjë më pak sepse nuk dëshirojnë të pranojnë se kurrë nuk do të jenë shtet i konsoliduar pa Serbinë. Sigurisht se presioni më i madh do të jetë mbi Serbinë. Por, Serbia nuk mund ta njohë pavarësinë nëse nuk vjen deri te një zgjidhje kompromisi. Nuk ka shumë filozofi.”, deklaroi Vuçiç, shkruan Lajmi.net.

Presidenti serb shtoi se duhet të mundësohet një marrëveshje me të cilën të dyja palët humbin dhe fitojnë në mënyrë të barabartë.

“Përmirësimi i raporteve mes serbëve dhe shqiptarëve dhe arritja e paqes së qëndrueshme mes dy popujve më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor do të ishte shumë e dobishme, jo vetëm për ata dy popuj por edhe për të gjithë të tjerët që jetojnë në atë hapësirë.”­ – shtoi Vuçiç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *