Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, ka konfirmuar datën dhe orën se kur ky i fundit do të paraqitet në Komisionin Parlamentar të drejtuar nga Ulsi Manja.
Blushi thotë se Meta do të paraqitet në Parlament, të hënën rreth orës 10:00, madje një minutë më herët.
“Të dashur kolegë gazetarë që vazhdoni të më pyesni nëse do të shkojë apo jo Presidenti Meta në Parlament.
Ju konfirmoj me përgjegjshmëri maksimale se:
Ditën e hënë, Presidenti Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament.”, shkruan Blushi.
Kujtojmë se presidenti është thirrur në Komisionin HEtimor të ngritur kundër tij, pas dekretit për rrëzimin e 30 qershorit si data për zgjedhjet lokale.
Para dy ditësh presidenti sqaroi se është detyra e tij të vendosë një shembull për të gjithë prandaj nuk do të mungojë në Komisionin e Manjës.