Vendosni fjalën kyçe....

AKU bllokon e gjobit disa biznese në Korçë, tregtonin mish jashtë kushteve (Fotot)


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zbuluar në Korçë disa biznese që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe i ka gjobitur dhe mbyllur.

Konkretisht, biznesi “Llazar Vezuli” me aktivitet “Njësi tregtimi” Leskovik-Kolonjë, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (mungonin analiza e ujit të pijshëm, librezat shëndetësore të punonjësve dhe kontenierët e mbetjeve, masat kundër dëmtuesve ishin të paplota).

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme u gjobit me 300,000 lekë dhe iu ndërep aktiviteti.

Biznesi “Jeton Hida” me aktivitet “Kamping” Sotirë, Korçë, i inspektuar në kushtet e flagrancës, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare në kuzhinë dhe në dhomat frigoriferike, mungonte sistemi i gjurmueshmërisë në 21 kg salcë dhe produkte “mish” pa vulë dhe pa certifikatë veterinare në 20 kg mish qingji, 34 kg mish lope, 38 kg mish derri dhe 34 kg të brendshme lope. Ky biznes u gjobit me 500 mije leke dhe iu asgjesua i gjithe mishi.

Biznesi “Ermir Çollaku” me aktivitet “Piceri” Pogradec, Korçë, ushtronte aktivitetin në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme, mjete dhe pajisje të amortizuara, të papastruara dhe të pahigjienizuara, prani papastërtish në ambientin e kuzhinës, muret e dyshemeja të papastra, mungesë çertifikate DDD dhe prani insektesh në rafte dhe në tavolinën e punës). Për shkeljet e konstatuara, u gjobit me 50,000 lekë dhe iu ndërpre aktiviteti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *