Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA po u bëjnë thirrje amerikanëve të ndalojnë pirjen e cigareve elektronike teksa po hetojnë të paktën pesë vdekje dhe mbi 450 raste të një sëmundje të rëndë në mushkëri, që është përhapur tek “të rinjtë e shëndetshëm”, të cilët tymosin cigare elektronike në mbi 33 shtete.
Qindra të rinj të shëndetshëm, janë prekur me një sëmundje të rrallë, vdekjeprurëse dhe ndoshta të pashërueshme e mushkërive e quajtur pneumoni lipoide.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve filluoi një hetim në shumë shtete ndaj epidemisë misterioze, e cila siç duket e lidhur me tymosjen, sipas një raporti të publikuar të premten.
Viktimat e sëmundjes, që shkaktohet zakonisht nga thithja e vajit, vuajnë nga kollitja, gulçimi, të vjella, të përziera dhe dhimbje në gjoks e shpesh kërkojnë shtrimin në spital dhe oksigjenimin.
Pesë vdekje nga sëmundja misterioze janë raportuar deri më tani, tre prej tyre të premten. Përveç vdekjeve të konfirmuara nga “CDC” në Illinois dhe Oregon, Indiana, Minesota, dhe Los Angeles zyrtarët e shëndetit njoftuan vdekje shtesë të premten. “CDC” është ende duke hetuar një rast tjetër.
Përveç përdorimit të tyre të cigareve elektronike, viktimat e sëmundjes kanë pak të përbashkëta. Disa tymosin nikotinë, ndërsa të tjerët përdorën THC, kimikatin aktiv në marihuanë – por të gjithë kishin tymosur brenda 90 ditëve të fundit dhe CDC po kërkon që kushdo që përdor cigare elektronike të ndalojë menjëherë në përfundim të hetimit.