Vendosni fjalën kyçe....

Donte t’i vidhte dyqanin, e moshuara ia tregon qejfin hajdutit me bastun (VIDEO)


Një pensioniste 82-vjeçare përdori bastunin e saj për t’i treguar qejfi një hajduti që kishte hyrë në dyqanin e saj.

Pronarja e dyqanit, June Turner ishte afër banakut, kur një burrë hyri i veshur me një batanije dhe i kërkoi para. Kjo ndodhi në orën 6.30 të mëngjesit, më 3 shtator.

E moshuara refuzoi t’ia plotësonte kërkesat dhe në vend të kësaj e goditi atë me bastunin që ajo vetë përdorte për të ecur.

Kamerat e sigurisë kapën momentin befasues kur ajo e goditi burrin me shkopin që përdor që kur theu ijën tre vjet më parë.

Grabitësi vodhi 50 dollarë dhe gjashtë paketa cigaresh dhe e shtyu të moshuarën në tokë, duke e lënë me sy të nxirë.

June mbeti në dysheme derisa një klient i rregullt i quajtur Craig hyri dhe e ndihmoi.

Një shufër metalike e përdorur nga grabitësi u gjet më vonë në dyqan- ndërkohë që June u kthye përsëri t’ju shërbente klientëve brenda gjysmë ore.

E moshuara u kontrollua në spital, por mjekët thanë se kishte vetëm lëndime të lehta.

“Veprova me instikt. Thjesht mendova që nuk kishte shanse që t’i jepja paratë që i kemi fituar me djersë”, tregoi e moshuara pasi u pyet nga gazetarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *