Vendosni fjalën kyçe....

“Dua të thyej internetin” – Meghan Markle shkakton polemika në Britaninë e Madhe


Dukesha e Sussex, Meghan Markle, thuhet se i ka kërkuar kompanisë së saj të re të PR-it se dëshiron të ‘thyejë internetin’. Meghan Markle raportohet se e bëri deklaratën gjatë një takimi me kompaninë, “Sunshine Sachs”.

Kjo çështje vjen mes pretendimeve të burimeve mbretërore se ish-aktorja dhe nëna e një fëmije të mitur është “më shumë e shqetësuar për publicitetin në SHBA sesa reputacionin e saj në Britani”.

Duke folur për “The Sun” një burim tha: “Ajo kishte javë që kërkonte këshilla nga kompania e PR-it, “Sunshine Sachs”, por vendosi që t’i punësonte ata zyrtarisht së fundmi për njhë projekt.

“Edhe pse ishte versioni i revistës në Mbretërinë e Bashkuar , ajo dëshironte mbulim maksimal në SHBA, që është vendi për të cilin kujdeset vërtet për sa i përket mediave.” – tha një burim për “The Sun”.

“Dua të thyej internetin.” – mësohet të ketë thënë burimi, shton “The Sun”.

Burimi shtoi se kjo gjë ishte krejt e sinqertë, por ishte akoma “tronditëse” për një anëtar të oborrit mbretërore që të shprehet në atë mënyrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *