Një politikane laike në Turqi është dënuar me gati 10 vjet burg nën akuzën për “propagandë të terrorizmit dhe fyerje kundër shtetit turk”.
47 vjeçarja Canan Kaftancioglu, u dënua kryesisht për postimet në “Twitter” që datojnë që disa vjet më parë, shkruan “BBC“.
Partia Republikane e Popullit (CHP) tha se Kanan Kaftançollu, kryetarja e degës së saj të Stambollit dhe një prej zërave më të fortë brenda partisë, nuk do të shkojë menjëherë në burg, pasi është në pritje të apelimit.
Ajo ka thënë se akuzat kundër saj ishin të motivuara politikisht dhe mbetet e lirë deri në pritje të apelimit.
Kaftancioglu luajti një rol kyç në triumfin që pati CHP në zgjedhjet për kryetar bashkie të Stambollit në qershor, duke mposhtur partinë në pushtet AKP.
Ekrem Imamoglu i CHP-së e mundi kandidatin e AKP-së, duke i dhënë një goditje të fortë Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Të Premten, Kaftançolluu dënua me nëntë vjet, tetë muaj dhe 20 ditë burg. Ajo u akuzua për “fyerje” të Presidentit Erdogan dhe shtetit turk në postime, si dhe “përhapjen e propagandës terroriste”.
Akuzat kanë të bëjnë me protestat antiqeveritare të vitit 2013 dhe Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).