Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 8 shtetas çekë në Kosovë, do ngrinin dronin gjatë kualifikueses për Euro 2020


Policia e Kosovës ka ndaluar 8 shtetas çekë, pasi po planifikonin të ngrinin një dron me pankarëtn, “Kosova është Serbi”, gjatë ndeshje kualifikuese për në Euro 2020 mes Kosovës e Çekisë ditën e sotme.

Gjatë ndalimit atyre u është bllokuar një flamur serb, një pankartë me shënimin “Kosova është Serbi” dhe një dron.

Ata pritet të dalin para gjykatës dhe sipas autoriteteve do përzihen nga Kosova dhe do u ndalohet hyrja sërish.

“Mund të konfirmojë se një aksioni i  Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme janë arrestuar 8 shtetas nga Çekia të cilëve u janë konfiskuar një flamur i Serbisë, një flamur anti kombëtarë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla. Dyshimet janë se do t’i përdornin këto mjete në ndeshjen e Kosovës me Çekinë. Aktualisht personat janë duke u intervistuar.” –  ka deklaruar policia e Ferizajt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *