Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Laç. Mësohet se një automjet ka përplasur një kalimtare me inicialet Z.D, 44-vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vend.
Personi që po drejtonte automjetin ishte një 23-vjeçar me inicialet A.G, banues në Milot.
“Rreth orës 18:40, në aksin e vjetër rrugor Milot – Laç , në vendin e quajtur ” Ish – Uzina e Superfosfatit”, ka ndodhur një aksident automobilistik ku shtetasi A.G. vjeç 23, banues në Milot, duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar shtetasen këmbësore Z.D. vjeçe 44, banuese në Laç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.