Vendosni fjalën kyçe....

Nis me incident sfida Francë-Shqipëri, organizatorët ngatërrojnë himnin shqiptar (VIDEO)

Ka startuar me një incident përballja mes Francës dhe Shqipërisë në “Stade de France”. Organizatorët nuk kanë pasur gati “Himnin e Flamurit”, duke vënë një himn tjetër. Më pas u vendos himni i Francës për t’i dhënë kohë organizatorëve që të gjejnë himnin e Shqipërisë. Kjo ka irrituar lojtarët shqiptarë, të cilët kanë refuzuar t’u japin dorën francezëve dhe të nisin lojën.

Jo vetëm kaq, por edhe spikeri i stadiumit kur nisi të kërkonte ndjesë për incidentin dhe i bëri thirrje tifozëve të ngriheshin për të respektuar himnin e Shqipërisë, në vend të “Albanie” tha “Armenie”, duke bërë gafën e dytë.

Por pas pak minutash në pritje, futbollistët janë rreshtuar sërish, përfshirë edhe miqve francezë ku pasi është ekzekutuar himni shqiptar ka nisur edhe sfida e vlefshme për Euro 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *