Vendosni fjalën kyçe....

Pas të vëllait, një tjetër ministre lë në baltë Boris Johnson


Pas vëllait të tij Jo Johnson, një tjetër anëtare e kabitetit qeveritar e ka braktisur kryeministrin britanik Boris Johnson. “BBC” shkruan se Amber Rudd ka braktisur jo vetëm kabinetin por dhe Partinë Konservatore duke thënë se ajo nuk mund të “qëndrojë kur konservatorët besnikë janë dëbuar” nga partia.

Ministrja e Punës dhe Pensioneve dha dorëheqjen duke thënë se ajo nuk beson më se qeveria ka si objektiv kryesor largimin nga BE me një marrëveshje.

Ajo e përshkroi përjashtimin e 21 deputetëve rebelë nga Partia Konservatore, si një “sulm ndaj demokracisë”.

Zonja Rudd tha që dorëheqja ishte “një vendim i vështirë”. Në letrën e saj të dorëheqjes drejtuar kryeministrit ajo shkruan: “Nuk besoj më se largimi me një marrëveshje është objektivi kryesor i qeverisë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *