Policia e Beratit dhe forca të FNSH-së kanë bllokuar sot rrugët që të çojnë drejt malit të Tomorrit.
Me dhjetëra kamionë me gurë por edhe makina private me qytetarë e turistë janë bllokuar në rrugë. Ata kanë shprehur zemërimin e tyre për këtë gjë duke qenë se askush nuk u ka dhënë shpjegim.
Policia është shpërndarë në 8 pika kryesore siç janë rrugët: Dobrush-Mali i Dobrushës, Bogovë- Selan, Bogovë-Novaj, Pronovik -Novaj dhe Novaj-Rrasë e Novajt.
Pronarët e firmave që nxjerrin gur dekorativ në këtë mal kanë akuzuar ministrin e Turizmit, Klosi se ka lejuar të punojë vetëm guroren e kryebashkiakut të Poliçanit, Zotkaj, ndërsa ka bllokuar të tjerat.
Ata kanë fituar më herët gjyqin me qeverinë, që kërkoi ta shpallte Malin e Tomorit, Park Kombëtar, por pavarësisht kësaj nuk lejohen të punojnë.