Qindra demonstrues kanë zaptuar tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia për disa orë, duke kërkuar aksione për të luftuar ndryshimet e klimës si dhe ndalimin e anijeve të lundrimit që hyjnë në portet e qytetit.
“Reuters” shkruan se mbi 300 protestues u ulën në tapetin e kuq, ku yjet e Hollivudit si Brad Pitt, Scarlett Johansson dhe Joaquin Phoenix kanë premierat e filmave të tyre të fundit.
Duke tundur që herët në mëngjes banderolat me mbishkrimet “Shtëpia jonë është në zjarr” dhe “Jo lundrimit të anijeve”, protestuesit u larguan në mënyrë paqësore rreth mesditës.
E shtuna është dita e fundit e festivalit, dhe fituesi i çmimit të Luanit të Artë do të shpallet në mbrëmje.
Protestuesit, të cilët i përkasin grupeve italiane dhe të huaja, po merrnin pjesë në një aktivitet pesë-ditor të Kampit të Klimës në Venecia.