Kandidati për president i SHBA-së, Bernie Sanders, tha se ai do të mbështesë përdorimin e parave të taksapaguesve amerikane për të financuar abortet në vendet e huaja, si një mjet për kontrollin e popullsisë përballë ndryshimit të klimës.
Sanders i bashkoi të dyja çështjet, ndryshimin e klimës dhe të drejtat e abortit, në të njëjtën kohë duke veçuar vendet në zhvillim si përgjegjëse për mbipopullimin e Tokës, gjatë një debati gjashtë orë e gjysmë në “CNN” mbi ndryshimet klimatike.
“Unë mendoj veçanërisht në vendet e varfra në botë, ku gratë jo domosdoshmërisht duan të kenë një numër të madh foshnjesh dhe ku ata mund të kenë mundësinë përmes kontrollit të lindjes për të kontrolluar numrin e fëmijëve që ata kanë, është diçka që unë jam shumë pro dhe e mbështes fuqimisht, ” deklaroi Sanders në përgjigje të një personi që ishte i pranishëm në debat.