Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëri-Francë – Publikohen formacionet zyrtare


Sot kombëtarja shqiptare do të përballet me Francën në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Europianit.

Ndeshja pritet të nisë në orën 20:45. Ndërkohë janë publikuar edhe formacionet e të dyja skuadrave.

Edy Reja vijon me skemën 3-5-2, por nga ndeshjet e mëprashme vihen re ndryshime thelbësore në mesfushë.

Qendrën e këtij reparti do ta përbëjnë futbollistët Ylber Ramadani, Amir Abrashi dhe Keidi Bare, ndërkohë nga krahët Hysaj do të luajë në të djathtë, ndërsa Roshi në të majtë. Ky i fundit nuk pritej të niste nga fillimi, por mesa duket trajneri ka ndryshuar mendje duke i dhënë përparësi fierakut para Lenjanit. Qendra e mbrojtjes do të jetë e përbërë nga Mavraj, Gjimshiti dhe Ismajli, ndërsa në sulm Bekim Balaj do të mbështet nga Myrto Uzuni.

FORMACIONET ZYRTARE:

FRANCA: Loris, Pavar, Varan, Lengle, Lukas, Toliso, Matuidi, Koman, Grizman, Lemar, Zhiru. Trajner: Didie Deshamp.

SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Mavraj, Hysaj, Ramadani, Abrashi, Roshi, Bare, Uzuni, Balaj. Trajner: Edoardo Reja.

Për sa i përket statistikave, Shqipëria ka luajtur në total 7 herë me Francën, ku veç atij suksesi 1-0 në Elbasan, falë golit të Kaçes, te rezultatet pozitive hyn edhe barazimi 1-1 në Francë në nëntorin e 2014-ës. Të dyja ndeshjet kanë qenë miqësore, ndërkohë që në 5-së përballjet e tjera kanë fituar francezët.

Si sot pesë vite më parë, ekipi i drejtuar nga Xhani De Biazi arriti të merrte një fitore historike me Portugalinë duke nisur rrugëtimin për në Europianin 2016.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *