Vendosni fjalën kyçe....

Si do dukej bota jonë e re dhe e çuditshme pa telefona, fotografi amerikan bën “eksperimentin”


A po e lexoni këtë shkrim në një pajisje smart? Ka një mundësi që jeni duke e bërë këtë.

Tani imagjinoni si do të dukeni nëse ajo pajisje papritmas do zhdukej.

I vetmuar? Pak i çmendur?

Mbase pranë një personi që injorohet?

Ndërsa jemi përthithur gjithnjë e më shumë nga ekranet që mbajmë përreth, madje edhe në shoqërinë e miqve dhe familjes, poza që na tregon të zhytur në telefon duket gjithnjë e më normale.

Fotografi amerikan Eric Pickersgill ka krijuar serinë e fotove të titulluar “Hequr”, një seri fotografish për të na kujtuar se sa e çuditshme është kjo pamje.

Në secilin portret, pajisjet elektronike janë “edituar” (hequr para se të bëhej fotografia, nga njerëzit që do t’i përdornin ato) në mënyrë që njerëzit të shikojnë në duart e tyre, ose hapësirën boshe midis duarve të tyre, duke injoruar shpesh rrethinat e bukura ose mundësinë për lidhjen mes njerëzve.

Rezultatet janë pak të trishtueshme dhe të zymta – dhe një kujtesë, mbase, për t’i hequr telefonat tanë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e qz.com


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *