Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në Librazhd, burri vret gruan me thikë e hidhet nga kati i katërt i pallatit


Një krim  i rëndë në familje ndodhi mbrëmjen e djeshme në Librazhd.

Një burrë vrau me thikë bashkëshorten e tij e më pas u hodh nga kati i katërt i pallatit duke gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shkumbin”, sapo çifti ishte kthyer nga shëtitja e pasdites rreth orës 22 e 40, ndërsa në kohën kur ndodhi ngjarja e rëndë, në banesë përveç çiftit ka qenë edhe djali, ndërsa vajza ndodhej në Tiranë.

Çifti Daut e Lule Gjokola kishin dy fëmijë, ndërsa dyshohet se shkak i krimit mund të ketë qenë xhelozia e bashkëshortit.

Njoftimi i policisë

Në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, në banesë shtetasi Daut Gjokola 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Lule Gjokola 49 vjeçe, dhe me pas shtetasi Daut Gjokola është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka dërruar jetê.

 Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbrritur në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *