Vendosni fjalën kyçe....

19-vjeçarja fiton US Open përballë Serena Williams


Bianca Andreescu mposhti 2-0 me sete (6-3, 7-5) në finalen e US Open tenisten e famshme amerikane, që na karrierën e saj numëron plot 6 suksese (i fundit në vitin 2014) në Flushing Meadows.

Rezultoi vërtet një përrallë e bukur ajo e Bianca Andreescut, e cila ishte numri 15 i turneut, por që në fund ia doli mbanë të siguronte trofeun e parë slam në karrierë.

Starti u furishëm i Andreescut e kapi të papërgatitur amerikanen Williams, e cila e humbi setin e parë pas një faulli të dyfishtë.

Edhe seti i dytë nuk nisi më mirë për Serenën, që e pa veten në disavantazh 5-1 dhe iu desh t’i anullonte një “match point” kundërshtares. Në momentin më të vështirë 37-vjeçarja tregoi karakterin e saj të fortë, duke rikuperuar plot 4 lojë, por me gjithë mbështetjen e publikut nuk ia doli të bënte përmbysjen e madhe. Në fund, 19-vjeçarja Anreescu nuk i përmbajti lotët dhe meritoi edhe komplimentet e Williams.

Për Andreescun ky ishte suksesi i dytë ndaj Serenës gjatë këtij vitit. Katër muaj më parë, amerikania u detyrua të tërhiqej përballë saj për shkak të një problemi në shpinë në turneun e Torontos.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *