Mbi 40 prokurorë të përgjithshëm të shtetit kanë bashkuar forcat për të hetuar nëse gjigantët e teknologjisë, “Facebook” dhe “Google” shkelën ligjet antitrust me praktika antikompetitive, duke dëmtuar përdoruesit.
Prokurorët do të kontrollojnë fillimisht nëse “Facebook” “prishi konkurrencën dhe i vuri përdoruesit në rrezik”, tha të Premten Prokurori i Përgjithshëm i New York, Letitia James, i cili po udhëheq hetimin.
Avokatët e përgjithshëm të Koloradoss, Floridas, Iovas, Nebraskas, Karolinës Veriore, Ohajos, Tenesit dhe Kolumbas po marrin pjesë gjithashtu në hetim.
Hetimi i dytë, i udhëhequr nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Teksasit, Ken Paxton, pritet të përqendrohet te “Google”, sipas një burimi që foli për “Reuters”, por ende nuk ka përmendur emra.
Ky hetim pritet të përfshijë mbi 40 prokurorë të përgjithshëm dhe do të përqëndrohet në shkeljen e intimitetit dhe antitrustit, sipas një burimi tjetër.
Vitet e fundit “Facebook” i ka zgjeruar shumë sipërmarrjet e saj të biznesit, duke përvetësuar “Instagramin” dhe “WhatsApp-in” – të cilat, ndryshe nga kompania e tyre mëmë, po rriten me shpejtësi.
Në të njëjtën kohë, skema e mediave sociale është shoqëruar nga skandal pas skandalit, i akuzuar për shkelje të intimitetit të përdoruesve dhe keqpërdorim të të dhënave të tyre.
“Facebook” së fundmi u godit me një gjobë prej 5 miliardë dollarësh nga Komisioni Federativ i Tregtisë për ato shkelje – gjobën më të madhe të dhënë ndonjëherë nga ajo agjenci ndaj një firme teknologjike.
Dominimi i “Google” në sektorin e kërkimit dhe aftësia e tij e pretenduar për të ndërhyrë në zgjedhje elektorale, ka qenë subjekt i seancave dëgjimore të Senatit, dhe disa punonjës kanë publikuar të dhëna me atë që duket se është provë se kompania manipulon rezultatet e kërkimit për qëllime politike.
Për më tepër, “Google” është akuzuar për drejtimin e përdoruesve të kërkimit në produktet e veta me kosto ndaj konkurrentëve.
Në korrik, Departamenti i Drejtësisë (DoJ) nisi një hetim nëse firmat e mëdha të teknologjisë janë në përputhje me ligjet antitrust.
Zyrtarët nuk i treguan me gisht në mënyrë të qartë “Facebook” ose “Google”, por thanë se ata do të shkonin pas kompanive kryesore, me Apple dhe Amazon gjithashtu që bëjnë pjesë në këtë kategori.
Kongresi gjithashtu filloi një hetim mbi gjigandët e teknologjisë. Kreu i Komitetit të Gjyqësorit, Jerrold Nadler (D-NY), shprehu shqetësimin se “një pjesë e vogël e kompanive kanë marrë kontrollin mbi sektorët e gjerë të tregtisë dhe komunikimeve në internet.
Çështja madje ka dalë në garën presidenciale të vitit 2020, me kandidatë demokratë Elizabeth Ëarren dhe Bernie Sanders, që argumentojnë se Facebook është shumë i fuqishëm dhe duhet të “ndahet”.
“Facebook” ka mohuar se e shkel rregullat antitrust dhe tha se është hapur të punojë me ligjvënësit për të dalë me rregullore për të “mbrojtur” përdoruesit. “Google”, gjithashtu, mezi pret t’u përgjigjet pyetjeve mbi biznesin dhe sektorin e teknologjisë dinamike”, – tha një zëdhënës në një email.