Vendosni fjalën kyçe....

Anija 200 metra e gjatë përmbyset në SHBA, 4 persona të zhdukur


Garda Bregdetare e SHBA-së po kërkon katër anëtarë të ekuipazhit të një anijeje të madhe mallrash që u përbmys në det, teksa në bordin e saj kishte rënë zjarri. Njëzet anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar deri tani ndërsa katër mbeten të zhdukur.

Anija që përdorej për transporin e automjeteve, 200 metra e gjatë, u përmbys në St. Simons, SHBA. Anija u përmbys rreth orës 2 të mëngjesit me kohën lokale, pasi ishte larguar nga porti i Brunsëick gjatë rrugës për në Baltimore, me 23 anëtarë të ekuipazhit dhe kapitenin në bord.

Ekipet e ekuipazhit dhe të shpëtimit po përpiqen të gjejnë një mënyrë për të stabilizuar anijen.

Zjarri dhe tymi fillimisht penguan përpjekjet për të gjetur dhe shpëtuar të katër anëtarët e ekuipazhit që besohet të ishin bllokuar brenda anijes, tha kapiteni John Reed, komandant i Sektorit të Rojeve Bregdetare Charleston, në një konferencë shtypi të dielën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *