Vendosni fjalën kyçe....

Garonte më Maratonën e Notit, 72-vjeçari humb jetën sapo del nga uji


Një notar ka humbur jetën, pasi ka marrë pjesë në garë e Maratonës Kombëtare të Notit në Sarandë. Viktima është identifikuar si Mark Ademi, 72 vjeç nga Lezha.

72 vjeçari ka përfunduar garën e tij në 500 metra dhe sapo ka dalë në breg është ndier keq.

Në vend ka mbërritur ambulanca dhe e ka transportuar në spital por ka qenë tepër vonë për garuesin, i cili ka ndërruar jetë.

Dyshohet se shkak i vdekjes të jetë bërë një arrest kardiak.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *