Një 42-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane është ndaluar nga policia shqiptare në Tiranë.
Mbi 42-vjeçarin me iniciale I.D rëndojnë akuzat për “vjedhje me dhunë” ku dhe ka marrë një dënim nga drejtësia italiane me 8 vite burg.
Ndalimi i 42-vjeçari u b n rrugën “Teodor Keko” në kryeqytet.
Njoftimi i policisë:
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Kapet një 42-vjeçar shqiptar i dënuar nga drejtësia italiane me 8 vite burg për “Vjedhje me dhunë”.
Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP.Tiranë në bashkëpunim me Specialistët e Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore, në rrugën “Teodor Keko”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi shtetasin:
– I. D, 42 vjeç, lindur në Krujë dhe banues Tiranë.
Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lucca Itali e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.