Vendosni fjalën kyçe....

Një përshkrim i shkurtër për çështjen 5G dhe Huawei


Alias autor-Jozef Shvejk

Çfarë është rrjeti 5G?

Rrjeti 5G është gjenerata e 5 e internetit në botë dhe kjo gjeneratë parashikohet të sjellë një kapërcim të barrierave ekzistuese dhe mënyrës se si ndërvepron bota.

Imagjinoni për një moment sikur rruga Tiranë-Durrës që sot ka 2 korsi në vajtje dhe 2 në ardhje të jetë një korsi teknologjie 2G, le të mendojmë se rrugës do t’i shtohet nga 2 korsi në secilin krah dhe do t’i përmirësohet asfalti dhe ndriçimi edhe këtë ta quajmë 4G. Tani makinat do të shkojnë edhe më shpejt në qytetin e dëshiruar.

Le të mendojmë prapë që investohet në rrugë dhe shtohen 10 korsi nga secili krah, asflati është i cilësisë së fundit, rruga izolohet dhe s’ka vend për kalim kalimtarësh.

Kështu, rruga është më e shpejtë, e sigurtë dhe natyrisht ka nevojë për makina të sofistikuara që mund ta shfrytëzojnë atë. Kjo është 5G, një rrugë informimi shumë herë më e shpejtë që dërgon të dhënat shumë herë më shpejtë nga një vend në vendin tjetër.

Si transmetohet?

Për të transmetuar rrjetin 5G duhen aparatura specifike. Praktikisht duhet që të kemi instalime të reja në vendet ku do aplikohet kjo teknologji. Kompanitë e celularëve (Iphone, Samsung, Huawei etj) kanë prodhuar aparatë me procesorë të tillë që përballojnë dhe njohin valët 5G wireless. Sakaq antenat e transmetimit, divulgimit e kështu me radhë janë prodhuar gjithashtu.

Si ndikon në teknologji?

Çdo gjë lidhet me informcionin, kompanitë e Wall Street operojnë sot përmes shpejtësisë së informacionit, të dhënat e internetit janë informacion. Gjenerata e re e internetit 5G parashikon që këto informacione do të qarkullojnë më shpejtë, jo vetëm kaq por edhe marrëdhëniet e individëve me qeverinë, bizneset apo njëri tjetrin do afektohen nga kjo teknologji.

Merrni shembullin e makinave elektrike (BE ka në plan të kalojë në makinat elektrika diku afër 2050) që do të vozisin vetë, ato do të përdorin teknologjinë 5G, trenat elektrikë do të përdorin teknologjinë 5G, avionët do të përdorin të njëjtën teknoligji. Bankat e nivelit të dytë do të kryejnë transaksionet me këtë sistem. Shkurt, qytetet do të jenë nën influecën e 5G dhe vetë siguria e njerëzve do të jetë nën këtë teknologji.

Në SHBA teknologjia 5G është duke u implementuar në disa shtete si Atlanta (T-Mobile), California (AT&T) e kështu me radhë.

Problemi Huawei

Fitorja e Trump për Kinën do të hapte telashe. Presidenti i SHBA e zhvendosi totalisht vëmendjen e politikave të tij në luftën tregtare dhe teknologjike ndaj Kinës. Kjo e fundit ndonëse anëtare e OBT (Organizata Botërore e Tregtisë) nuk i respekton plotësisht pikat e marëveshjes mbi tregtinë. Kompanitë kineze kanë vjedhur sa e sa shpikje të patentuara nga kompanitë amerikane, prandaj nuk është habi që Trump këmbëngul për një marrëveshje për të drejtat e autorit.

Huawei natyrisht është një prej kompanive kineze që rrugën e saj e ka kryer sa me abuzime mbi të drejtat e autorit, por ka mundur të dalë shpejtë nga ajo vorbull dhe ka zhvilluar teknologjinë e saj. Pjesë e arritjeve të kësaj kompanie është edhe prodhimi i aparaturave për rrjetin 5G dhe marrja e patentave për to në thuajse 80% të produkteve që tranmetojnë 5G.

Mirëpo Presidenti Trump dhe Këshilli Sigurisë në SHBA kanë dalë në përfundimin se Huawei është një kompani që punon në llogari të qeverisë kineze. Në 1 dhjetor 2018 policia kanadeze zbatoi vendimin e prokurorisë kanadeze për të arrestuar CFO-në e Huawei, Meng Wanzhou. Sot e kësaj dite në zyrat e qeverisë Kanadeze është një kërkesë e SHBA për ekstradimin e saj në Amerikë.

Shqipëria në këtë mes?

Natyrisht që Shqipëria është vendi më i parëndësishëm në zhvillimin teknologjik qoftë edhe në rajon. Implementimi i 5G dhe “sundimi” i plotë i Shqipërisë nga Kina është larg. Por, ajo çfarë shqetëson në këtë pikë është se qeveria shqiptare nuk ka zbatuar as kriteret më minimale për tenderimin e linjave 5G, si rasti i Gjermanisë fjala vjen.

Përkundrazi, Rama nën dëshirën dhe pasionin për të kryer qokat fshehurazi shkoi të promovonte teknologjinë 5G në kompaninë celulare Vodafone që bashkëpunon për këtë teknologji me Huawei.

Padyshim që SHBA është tejet e interesuar që Shqipëria të mos përfshihet në këtë projekt që do të mbulojë dhe cybersecurity. Por fatkeqësisht Rama ka vendosur të dalë jashtë kornizës së SHBA, a është kjo mendjemadhësi apo arrogancë e të përkëdhelurit të trupit diplomatik është e vështirë. E vërteta është që Rama u ka dhuruar shumë koncesione qeverisë Kineze dhe bizneseve të saj.

Mbase, e këtu është një spekulim personal, Rama po përpiqet të përdorë trampolinën kineze për të zbutur krizën ekonomike në vend. Një kredi e butë kineze do zgjidhte shumë halle…sidomos ato të Borxhit Publik.

VINI RE: Autori shkruan në rrjete sociale, me pseudonim. Hashtag.al publikon sporadikisht shkrime anonimati, kur përmbajtja dhe argumentimi prevalon mbi identitetin dhe kur shkrimi nuk përmban qëndrime që cënojnë integritetin e një personi ose të një institucioni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *